Kur janë numëruar 5155 kuti nga 5225 në total në të gjithë vendin, Partia Socialiste kryeson me 52.2 % të votave rezultat i cili i jep shumicë të konsiderueshme në Parlament të majtës dhe e çon drejt mandatit të katërt qeverisës. Socialistët kanë siguruar deri tani mbi 756 162 vota dhe 82 deputetë. Koalicioni PD-ASHM ka 34.2% ose 493 624 vota në të gjithë vendin dhe 52 mandate në Parlament.
Forcë e tretë politike ka kaluar “Nisma-Shqipëria Bëhet” me 3.7%, duke marrë 54014 vota dhe një mandat në Kuvend.
PSD ka siguruar 47660 vota ose 3.4%.
Mundësia numëron deri tani 44254 vota ose 3%, Lëvizja Bashkë me 21378 vota ose 1.5%. Koalicioni Euroatlantik ka marrë 19 304 vota ose 1.3%.
Sipas rezultatit paraprak kur kanë mbetur për t’u numëruar 70 kuti, PS ka siguruar 82 deputetë në Kuvendin e ardhshëm, PD 51, PSD 3, Mundësia 2, Nisma-Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë nga një mandat.
LIVE – News24 transmetim maratonë
ZHVILLIMET MINUTË PAS MINUTE NË BALKANWEB
19:20 – Surprizë në kryeqytet/ “Mundësia” i merr mandatin e dytë PD-së, koalicioni opozitar mbetet me 13 deputetë në Tiranë
Partia Mundësia ka surprizuar duke arritur të marrë një mandat të dytë në qarkun e Tiranës, sipas projeksioneve të fundit.
Kështu, Erald Kapri i bashkohet Agron Shehajt si deputeti i dytë i Partisë Mundësia që hyn në Parlament.
Në qarkun e Tiranës mbeten pa numëruar edhe 51 kuti votimi, ndërsa duke qenë se Mundësia ka siguruar mandatin e dytë, koalicioni PD-ASHM ka vetëm 1 deputet jashtë listës së mbyllur që projektohet të hyjë në Parlament.
Subjektet politike:
Në garë për sa më shumë vende në Kuvend janë 11 subjekte zgjedhore.
1. -Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore
2. Partia Lëvizja Bashkë
3. Lëvizja Atdheu
4. Koalicioni Euroatlantik
5. Partia Socialiste
6. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet
7. Aleanca Kombëtare Shqiptare
8. Aleanca Demokracia e Re
9. Koalicioni Djathtas për Zhvillim
10. Partia Mundësia
11. Partia Social Demokrate
(Renditja sipas numrit rendor në fletën e votimit)
Si ndahen mandatet sipas qarqeve:
Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor përcakton se Shqipëria ka një sistem zgjedhor proporcional rajonal, ku në secilin prej 12 qarqeve të vendit prodhohen mandate, bazuar në popullsinë e secilit Qark.Sipas listës së miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbi ndarjen e mandateve në 12 qarqet e vendit, 140 karriget në Kuvend ndahen si më poshtë:
1-Qarku Berat 7 mandate
2-Qarku Dibër 5 mandate
3-Qarku Durrës 14 mandate
4-Qarku Elbasan 14 mandate
5-Qarku Fier 16 mandate
6-Qarku Gjirokastër 4 mandate
7-Qarku Korçë 10 mandate
8-Qarku Kukës 3 mandate
9-Qarku Lezhë 7 mandate
10-Qarku Shkodër 11 mandate
11-Qarku Tiranë 37 mandate
12-Qarku Vlorë 12 mandate
#news24 #news24albania #zgjedhjet2025
